DITARËT SHQIPTARË

Autor: Justin Godart

Përktheu: Asti Papa

256 faqe

ISBN 97899943-46-62-2

Ditarët shqiptarë i Justin Godart-it është libër i cili i kushtohet Shqipërisë. Në të përfshihen të gjitha shënimet e mbajtura prej autorit gjatë udhëtimeve nga marsi 1921 deri në dhjetor 1951. Gjatë udhëtimit, Godart pati interlokutorë personalitetet më të njohura të kohës. Në shënimet e tij ai flet për mbretin Zog, për Nikollë Ivanajn, Luigj Gurakuqin, doktor Turtullin, për personalitete të tjera si Koculi, Vila, Koleka etj.

Në shënimet e udhëtimit ai përshkruan me një emocion të veçantë mbresat që i lanë fshatra e qytete të ndryshme të Shqipërisë. Udhëtimet dhe takimet e Godart-it janë pasionante. Ai i ra kryq e tërthor veriut dhe jugut shqiptar, perëndimit e lindjes, vende që i përshkroi me dashuri. Shkruan me dhimbje për emigrantët shqiptarë, që të detyruar nga mizoritë serbe, kanë lënë Dibrën; flet për të vejat dhe fëmijët jetimë, të shpërngulur nga masakrat e grekëve në jug.

Justin Godart (1871-1965) politikan francez, është cilësuar një nga figurat e veçanta të Republikës së Tretë në Francë, si mendimtar i lirë, laik dhe humanist. Avokat, doktor në Drejtësi (1899), por edhe anëtar i Akademisë Kombëtare të Mjekësisë (1939), Doktor Honoris Causa i Universitetit Columbia të Nju-Jorkut, deputet (1906), senator i Rhône-Alpes (1927-1940), nënsekretar shteti për Shëndetësinë Ushtarake gjatë Luftës së Parës Botërore (1915-1918), Ministër i Punës dhe Higjienës (1924-1925), Ministër i Shëndetësisë (1932-1933). Mbajtës i disa medaljeve ushtarake dhe civile, Oficer i Legjionit të Nderit, i Diplomës së Nderit i Drejtë midis Kombeve (pas vdekjes).

Emri dhe vepra e Justin Godart-it njihet mirë në Francë.

Veprimtaria e tij, kryesisht ajo që lidhet me mbrojtjen e Shqipërisë, të cilën e vizitoi në vitet 1921, 1922, 1923, 1937, si dhe më 1951, është bërë e njohur në Shqipëri qysh në vitet ‘20 e më tej në artikuj dhe punime të tjera të botuara.

Disa nga veprat e tij për Shqipërinë janë:

- Albanie. Impressions de voyage en Albanie - në: “Cahiers des Droits de l’Homme”, Paris 1921, f. 349-350.

- L’Albanie à la fire de Lyon - në: “Lyon”, N. 13, 1921, f. 4-5.

- L’Albanie en 1921 - Les Presses Univérsitaires de Ferance, Paris 1922, f. 374.

- L’Albanie en 1922 - L’Enquêde la Société des Nations, Bulletin Trimestriel, N. 1, La Flèche (Sarthe), 1922, f. 70.

- La langua française en Albanie - në: “Nôtre langua fans le Bassin de la Méditerranée”, Paris, 1923, f. 96-97.

- Albanie - në: “Revue de l’Einsegnement Français”, Paris, 1924, N. 38, f. 87-91.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets