André Martinet (1908-‘99) është gjuhëtar francez, që gjatë punës së tij u ndikuar mjaft nga gjuhësia strukturore. Gruaja e tij, Jeanne Martinet, është një semiotikane mjaft e njohur.
André Martinet studioi gjuhën angleze dhe mbaroi doktoraturën pasi dorëzoi dy teza, siç ishte tradicionale në Francë: La gemination consonantique d'origine expressive dans les langues germaniques dhe La phonologie du mot en danois. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai u shpërngul në Nju-Jork, ku qëndroi deri më 1955. Gjatë qëndrimit të tij aty, drejtoi International Auxiliary Language Association dhe mbajti leksione në Universitetin Kolumbia, ku nga 1947-’55 shërbeu si shef departamenti. Punoi për ca kohë edhe si redaktor i Word, gazetë për gjuhësinë.
André Martinet pati ndikim të veçantë në një prej shkollave të gjuhësisë, siç ishte Shkolla e Pragës. Ka shkruar rreth njëzet libra për gjuhësinë historike dhe teori të gjuhësisë së përgjithshme. Libri i tij më i njohur, Elemente të Gjuhësisë së Përgjithshme (1960), është përkthyer në mbi shtatëmbëdhjetë gjuhë të botës dhe pati ndikim në breza të tërë studentësh në Francë e kudo. Ky libër vjen edhe në shqip nga Shtëpia Botuese DITURIA. Vepra të tjera të Martinet përmendim: Sintaksa e përgjithshme (General Syntax, 1985), Funksioni dhe dinamika e gjuhës (The Function and Dynamics of Language, 1989) si dhe një vepër autobiografike me titull Kujtimet e  një gjuhëtari dhe jeta e gjuhës (Memories of a Linguist and the Life of Language.)

ELEMENTE TË GJUHËSISË SË PËRGJITHSHME

Autor: André Martinet
Përktheu: Rexhep Ismajli
200 faqe
ISBN 99927-47-86-2

Një paraqitje realiste e fakteve të gjuhës, e parimeve dhe e metodave të gjuhësisë, të shqyrtuara me shumë realizëm e me më pak formalizëm ose abuzime teorike. Në këtë libër vihet theksi sa në funksionet e njësive gjuhësore, aq edhe në strukturat që i përbëjnë ato. Përveç rrafshit sinkronik, në këtë vepër gjenden edhe probleme të rrafshit diakronik, kuptohet, pa u përzier dy këndvështrimet.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets