Europa Juglindore nën sundimin Osman

Autor: Peter F. Sugar

Përktheu: Kujtim Ymeri

366 faqe

ISBN 99943-46-04-0

Në këtë vepër Sugar jep një tablo tërësore të pjesës më të errët e më pak të studiuar të historisë së Ballkanit, periudhës osmane. Libri nis me historinë e hershme të osmanëve dhe vendosjen e tyre në Europë, duke përshkruar tiparet themelore myslimane dhe turke të shtetit osman. Në krerët e tjerë, autori vijon të tregojë se si këto tipare ndikuan mbi të gjitha spektrat e jetës në trojet europiane të administruara drejtpërdrejt nga osmanët (provincat “qendrore”) dhe lanë një vulë të përhershme mbi shtetet që ishin vasale apo i paguanin haraçe Perandorisë.

Duke u marrë me provincat “qendrore” të Rumelisë apo me shtetet vasale dhe haraçpaguese (Moldavi, Vllahi, Transilvani dhe Dubrovnik), autori ofron gjykime të freskëta dhe interpretime të reja, si dhe një pasuri informacioni për historinë politike, ekonomike e shoqërore të Ballkanit, që nuk gjenden gjetkë.

Shtojcat përfshijnë lista të dinastive dhe të sundimtarëve me të cilët patën të bënin osmanët, si dhe të dhëna për dinastinë e Osmanit dhe disa prej vezirëve më të mëdhenj, një kronologji të fushatave kryesore ushtarake, të traktateve të paqes dhe të territoreve të fituara apo të humbura nga osmanët në Europë nga viti 1354 deri më 1804 dhe fjalorë të emrave gjeografikë e të termave të huaj.

“Një interpretim i Europës Juglindore nën sundimin osman prej të cilit pakkush mund të mos mësojë. Si përherë P. Sugar sjell një vështrim të gjallë mbi një material të njohur për çështje të njohura… Libri i tij nuk është aspak një “shtojcë e mirëpritur në këtë fushë”. Ai është një interpretim unik i gjithë përvojës osmane në Ballkan.” Slavic Review

“Një libër i dobishëm që stimulon mendimin… një bazë e shkëlqyer për të zhvilluar qasje të reja dhe për t’u dhënë një shtysë e drejtim të ri studimit të Europës Juglindore.” The American Historical Review

 

Peter F. Sugar (1919-‘99) lindi në Budapest, Hungari. Përveçse historian i njohur dhe drejtues i një sërë konferencash kombëtare të mbajtura gjatë luftës jugosllave të viteve ’90, Sugar ka qenë njëkohësisht lojtar i një prej skuadrave kombëtare të hokejit në Hungari dhe anëtar i kalorësisë hungareze.

Para Luftës së Dytë Botërore u shpërngul në Stamboll, ku mësoi në mënyrë të përkryer gjuhën turke e më pas nisi studimet për Europën Juglindore. Ai qëndroi në Stamboll edhe gjatë luftës dhe shërbeu në fushën e kundrazbulimit për ushtrinë amerikane.

Sugar pati një karrierë të gjatë në Universitetin e Uashingtonit, ku dha mësime historie europiane dhe otomane. Në vitin 1987 ai u zgjodh Mësuesi i Vitit. Doli në pension më 9 mars 1989. 

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets