Europa Lindore Qendrore midis dy luftërave botËrore

Autor: Joseph Rothschild

Përkthyen: Kujtim Ymeri & Sabina Ymeri

408 faqe

ISBN 99927-59-31-3

 

Është një histori politike e sofistikuar e kësaj zone të Europës në vitet midis dy luftërave botërore. Libri është shkruar nga një studiues i shquar i fushës dhe përbën një kontribut origjinal në literaturën e kulturës politike të Polonisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, Jugosllavisë, Rumanisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Shteteve Baltike.

Historia e Europës Lindore Qendrore është studimi i parë më i rëndësishëm dhe sistematik i botuar ndonjëherë për këtë fushë. Ai është konceptuar për t’u përdorur prej lexuesit serioz, studiuesit që nuk është specialist në historinë e këtij rajoni dhe studentit që i ka hyrë punës për t’u specializuar në këtë fushë. Ky projekt i Princeton University përfshin 11 vëllime, që do të përbëjnë një trajtim të njësuar të historisë së kësaj pjese të Europës si nga çështjet, ashtu edhe nga këndvështrimi, kuptohet sipas përgjegjësisë së çdo autori më vete.

Joseph Rothschild (1931-2000) ishte profesor çifut amerikan i historisë dhe i shkencave politike në Universitetin e Kolumbisë dhe njohës i mirë i historisë së Europës, veçanërisht i Europës Qendrore dhe Lindore.

Joseph Rothschild-i është anëtar i Akademisë së Shkencave Politike, i Shoqatës Amerikane për Pasurimin e Studimeve Sllave, i Institutit Polak të Arteve dhe Shkencave Amerikane dhe i Phi Beta Kappa dhe Profesorët Amerikanë (ku ai u emërua nënkryetar, 1975-1990). Që prej vitit 1985 ai është gjithashtu anëtar i Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit Amerikan për Hebrenjtë.

Ai shërbeu në bordin editorial të Middle East Review dhe të Political Science Quarterly.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets