EUROPA NË KOHËN TONË
Autor: Walter Lacquer
Përktheu: Gëzim Arapi
465 faqe
ISBN 99927-59-15-1

Një histori tërheqëse e metamorfozës së Europës së kohës moderne që prej copëtimit pas luftës deri në bashkimin triumfues.
Ky libër është një kronikë e pasur e zhvillimit politik, ekonomik, social dhe kulturor të kontinentit që prej fillimit të Luftës së Ftohtë deri në rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Historia më e re e Europës - ribashkimi i Gjermanisë, “revolucioni” theçerian në Angli, Franca që nga vdekja e De Golit, Spanja pas Frankos, “desovjetizimi” i Europës Lindore dhe shpërbërja e Jugosllavisë e Çekosllovakisë - ky studim i Lacquer-it me një gjuhë të rrjedhshme është një përmbledhje madhore e një epoke që me guxim e shtrin vështrimin e saj në shekullin e ardhshëm.

Walter Zeev Laqueur (lindur më 26 maj 1921)  është  një  historian  amerikan  dhe analist politik.
Ai lindi në Breslau, Gjermani, në një familje çifute. Më 1938 u largua në Gjermani. Prindërit e tij,  që nuk u larguan, u bënë viktima të Holokaustit. Nga 1938 deri më 1953 jetoi në Izrael dhe më pas në Mbretërinë e Bashkuar e ShBA.

Në periudhën 1965-1994 ka qenë  drejtor  i  Institutit  të  Historisë  Bashkëkohore  dhe  Bibliotekës  Wiener në Londër.

Disa nga veprat e tij janë: Europa në kohën tonë 1945-1992 (DITURIA), Komunizmi dhe nacionalizmi në Lindjen e Mesme, Bashkimi Sovjetik dhe Lindja e Mesme etj.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets