Kolec Topalli, akademik, doktor shkencash dhe drejtues kërkimesh shkencore, është autor i dhjetëra librave, artikujsh e kumtesash, si dhe bashkëpunëtor i më shumë se 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit, me botime në 5 gjuhë të huaja. Është pedagog i Fonetikës Historike në Fakultetin e Filologjisë dhe njëkohësisht bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave. Ka botuar Fonetika historike e gjuhës shqipe, Theksi në gjuhën shqipe, Për historinë e hundorësisë së zanoreve në gjuhën shqipe, Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes, Sonantet e gjuhës shqipe, Fërkimoret e afrikatet e gjuhës shqipe.
FONETIKA HISTORIKE E GJUHËS SHQIPE
Autor: Kolec Topalli
712 faqe
ISBN 99943-46-08-3

Fonetika historike e gjuhës shqipe është një vepër monografike me karakter sintetizues, ku pasqyrohen rezultatet më të qëndrueshme të kësaj disipline shkencore, të arritura me përpjekjet e përbashkëta të gjuhëtarëve nga shumë vende të botës, duke filluar nga gjysma e shekullit XIX e deri në ditët tona. Në të përfshihen edhe kontributet e autorit në këtë fushë, kontribute të cilat përfshijnë një periudhë kohore prej më shumë se 35 vjet punë e studime të vazhdueshme. Vepra u drejtohet në radhë të parë shkencëtarëve albanologë, veçanërisht historianëve të gjuhës shqipe. Por ajo mund t’u shërbejë edhe studentëve universitarë e pasuniversitarë, specialistëve të rinj të kësaj fushe, si edhe një publiku më të gjerë, që është i interesuar të njohë rezultatet më të rëndësishme të kësaj shkence.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets