GREQIA: DASHNORJA E PERËNDIMIT,  GRUAJA E LINDJES

Autor: Robert  D. Kaplan

Përktheu: Zef Mazi

96 faqe

ISBN 99927-47-66-8

Ngjarjet historike që përshkruan libri, si ajo e çifutëve të Selanikut, e kulturës dhe artit antik, e ndarjes me to dhe e ndikimit të tyre, e artistëve grekë, e rolit të tyre në ringjalljen e emrit të Greqisë në Perëndim, e politikave dhe politikanëve grekë në çerekshekullin e fundit të shek. XX, në përgjithësi roli dhe raison d’etre i Greqisë, përshkruhen me forcë të madhe realizmi, argumenti logjik dhe intensiteti fjale. Ato u japin përgjigje deduktive shumë pyetjeve. Të krijohet përshtypja se ato histori dhe realitete i ngjajnë, pa shtrembërime, atij vetëmashtrimi dhe iluzioni që politikanët grekë i marrin për të vërteta.

Ngjarjet në disa “xhepa” të Ballkanit, në ato rajone ku paqëndrueshmëritë vazhdojnë të rëndojnë, në radhë të parë, mbi njerëzit e vetë atyre vendeve, nuk duhen parë si dukuri të shkëputura. Ato janë pjesë e dukurive ballkanike, në përgjithësi, dhe e interesave të disave në Ballkan dhe jashtë tij, në veçanti.

Robert David Kaplan (lindur më 23 qershor 1952  në  Nju-Jork),  është  gazetar  amerikan dhe korrespondent kombëtar për The Athlantic dhe New Republic. Shumë prej artikujve të tij më ë rëndësishëm janë botuar në International Herald Tribune. Është autor i librit mbi luftën në Afganistan: Arabët: Romanca e një elite amerikane; Ushtarët e Zotit, si dhe i librit për urinë që pllakosi Etiopinë, Dorëzohuni ose vdisni urie. vepra e tij e fundit mban titullin Fundi i botës: Një udhëtim në agonin e shek. XXI.

Artikujt e tij të botuar në vitet 1980-1990 kanë qenë të parët artikuj të një shkrimtari amerikan që paralajmëruan për kataklizmin e ardhshme në Ballkan.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets