Histori e shkurtër e Fashizmit

Autor: Renzo de Felice

Përktheu: Alba Kokalari

184 faqe

ISBN 99927-59-65-8

E shkruar fillimisht si skenar filmi për dokumentarët e Historisë së Italisë të Institutit Luce, kjo Histori e shkurtër e fashizmit përbën një sintezë të fortë dhe të përditësuar të historisë së Njëzetvjeçarit. Nga themelimi i Fashove të luftimit në marshimin mbi Romë, deri në rënien e regjimit dhe në Republikën e Salosë, Renzo de Felice, me stilin e tij të përpiktë dhe njëherazi të ngrohtë u ofron lexuesve një material kompleks dhe të diskutueshëm, për një periudhë kohe shpesh të interpretuar në mënyrë tendencioze dhe me pasione ende të pashuara. Tekstet, të mbledhura për herë të parë në këtë vëllim, shoqërohen nga një repertor i jashtëzakonshëm i imazheve të epokës. Ky libër, fryt i një pune dhjetëvjeçare studimi dhe kërkimi, i sjell lexuesit kthjelltësinë interpretuese të një studiuesi të madh të faqes më të zezë të Nëntëqindtës italiane.

Renzo de Felice (1929-1996) ishte historian italian i specializuar për historinë e epokës fashiste.

Lindi në Rieti dhe studioi nën udhëheqjen e Federico  Chabod  dhe  Delio  Cantimori  në Universitetin e Napolit. Gjatë kohës që studionte për histori në Universitetin e Romës,  De  Felice  ishte  anëtar  i  Partisë Komuniste Italiane. Ndërroi jetë në Romë në maj 1996.

Disa nga veprat e tij janë: Histori e shkurtër e fashizmit (DITURIA), Çifutët në Italinë fashiste, Musolini etj.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets