Robert H. Robins, profesor Emeritus i Gjuhësisë së Përgjithshme në Universitetin e Londrës, është autor i mjaft veprave, ndër të cilat përmendim Ancient and Medieval Grammatical Theory in Europe (1951), The Byzantine Grammarians: Their Place in History (1993), si dhe redaktor i shumë përmbledhjeve me ndihmesa të rëndësishme mbi çështje të ndryshme të gjuhësisë.

HISTORIA E GJUHËSISË
Autor: Robert H. Robins
Përktheu: Genc Lafe
376 faqe
ISBN 99943-46-07-5
Ky vëllim synon t'i japë lexuesit një pamje të përgjithshme të rrethanave historike dhe të klimës kulturore, në të cilat panë dritën teoritë e ndryshme gjuhësore. Një histori e gjuhësisë, natyrisht, por edhe një histori e kulturës, që nga zanafilla në Greqinë e Lashtë, duke vijuar përmes zhvillimeve të botës romake, Mesjetës dhe Rilindjes e deri në kohët moderne. Tradita gjuhësore europiane ka përfituar më së miri nga lidhjet dhe kontaktet me traditat e tjera (indiane, kineze, arabe, hebraike), të cilave gjuhësia europiane u detyrohet për ndihmesat e tyre, shpeshherë me rëndësi vendimtare, si në rastin e veprave të gramatikanëve të lashtë indianë. Ky botim i ri është pasuruar edhe me një kapitull të ri mbi gjuhësinë e shekullit XX, i cili, i hartuar në fund të shekullit të kaluar, ndihmon për kryerjen e një bilanci mbi zhvillimet e kësaj disipline.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets