Historia e perandorisë osmane

Autorë: Prof. R. Mantran etj.

Përktheu: Asti Papa

736  faqe

ISBN 99943-59-30-5

Libri Historia e Perandorisë Osmane është botimi i parë në shqip i një historie të plotë të kësaj Perandorie dhe pa dyshim është një ngjarje e shumëpritur në botimet historike shqiptare. Perandoria Osmane përfaqëson një formacion politik, që, për një periudhë më shumë se 500-vjeçare, përfshiu në gjirin e saj të gjitha viset shqiptare. Ajo ishte formacioni ushtarak që e kërcënoi vazhdimisht dhe seriozisht Europën Perëndimore. Me fuqinë e saj politike dhe ushtarake, u bë faktor i rëndësishëm në ekuilibrin politik të forcave në Europë në shek. XVI-XVII dhe një faktor në formësimin politik të Europës së sotme. Kjo perandori me një shtrirje transkontinentale përbën një pjesë shumë të rëndësishme të historisë botërore, pasi ajo përjetoi Mesjetën e Vonë, Kohërat e Reja dhe ato Moderne dhe, falë pozicionit gjeopolitik që gëzonte, kontrolloi rrugët kryesore  tregtare të botës.

Lexuesi shqiptar do të njihet me një segment të rëndësishëm të historisë së tij kombëtare dhe, ajo që është më e rëndësishme dhe e re për botimet historike shqiptare, atij i jepet mundësia që të njihet me vendin e viseve shqiptare dhe të shqiptarëve në kuadrin e këtij formacioni politik perandorak. Rreziqet e vazhdueshme që Perandorisë i vinin nga Perëndimi, bënë që viset shqiptare, ndonëse periferike, të mbeteshin gjithnjë në vëmendje të politikës dhe diplomacisë osmane.

Çdo kapitull i këtij libri është shkruar nga një specialist me kontribute në fushën e studimeve osmane dhe atyre turke. Të bie në sy kompetenca e autorëve. Ndërkohë, kapitujt aq sa janë vepër e studiuesve të veçantë, po aq janë edhe pjesë integrale e një vepre shumëplanëshe dhe të harmonizuar.

Për lexuesin e kualifikuar dhe për studiuesit, ky libër do të jetë një handbook, një libër reference, ku ata do të gjejnë informacionin historik fillestar për t’u thelluar më pas në sferat ku ata kanë interesat e tyre shkencorë dhe intelektualë.

Robert Mantran (1917-‘99) ishte historian francez. Pas studimeve në Sorbonë, më 1945, hyri në Institutin Francez të Arkeologjisë. Dy vjet më vonë punoi në një gjimnaz franko-turk, Galatasaray, dhe në të njëjtën kohë përgatitej për doktoraturën. Nga viti 1952 punoi si studiues në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkime Shkencore, pastaj, disa vjet më vonë, si pedagog në Universitetin e Tunisit. Pas mbrojtjes së doktoraturës, punoi si pedagog në Aix-Marseille University, ku qëndroi derisa doli në pension, më 1985.

Veprat e tij e bënë një nga historianët francezë më të njohur të gjysmës së dytë të shekullit XX në historinë turke, përkrah Louis Bazin, Gilles Veinstein.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets