John Lyons, profesor i gjuhësisë në Universitetin e Suseksit, është autor i disa veprave për gjuhësinë teorike, të vlerësuara mjaft në botën universitare. Vepra e vëllimshme Semantika... si dhe Gjuha... janë pasqyrë e njohurive themelore për shkencën e gjuhësisë në kohën tonë.
Veprat kryesore:  Hyrje në Gjuhësinë Teorike; Gjuha dhe Gjuhësia; Gjuha natyrore dhe Gramatika Universale: Ese mbi Gjuhësinë Teorike; Semantika gjuhësore: Një hyrje etj.
HYRJE NË GJUHËSINË TEORIKE
Autor: John Lyons
Përktheu: Prof. Ethem Lika
464 faqe, ISBN 99927-47-51-X
Kjo vepër është një Hyrje në gjuhësinë teorike. Ajo nuk presupozon njohuri të mëparshme të lëndës, por bën një trajtim rigoroz e të specializuar për një varg temash dhe e çon lexuesin në një nivel të përparuar të të kuptuarit të tyre. Që nga botimi i parë, më 1968, Hyrje në gjuhësinë teorike ka mbetur një nga hyrjet klasike të kësaj disipline. Në një terren që konsiderohet gjithmonë në lëvizje, ajo vazhdon të përdoret nga studentët dhe studiuesit e shumë shkencave, përveç asaj të gjuhësisë, si një vështrim i përgjithshëm në fushat kryesore të gjuhësisë - fonetikë e morfologji, gramatikë e semantikë. 
Kjo vepër përbën një ndihmë të çmuar për cilindo që interesohet për mënyrat në të cilat teoria mund të ndihmojë në shpjegimin e problemeve kyç të gjuhës njerëzore

 

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets