IKJE NGA BIZANTI
Autor: Pëllumb Xhufi 
- Histori/Publicistikë -
204 faqe
ISBN 978-99943-46-77-6

 

Titulli i këtij vëllimi shënon një moment të karrierës së vetë autorit, Pëllumb Xhufit, në vitin 2009, kohë kur ai shkëputet nga politika: ikja nga Bizanti është si të thuash ikje nga politika.
Ky vëllim përfshin vetëm shkrime të zgjedhura të autorit, të botuara në shtypin e shkruar. Ai fillon me një artikull, që u shkrua “si për inat” në përgjigje të një shkrimi provokativ të botuar në një nga të përditshmet, ku autori rrekej të provonte origjinën “arumune” të Nënë Terezës.
Pavarësisht të gjithave, kjo nuk do të thotë aspak se ky vëllim është një arsenal “lënde reaktive”. Aty gjen trajtim “të qetë” të temave aktuale, por edhe analiza e retrospektiva historike, të cilat të vendosura përballë njëra-tjetrës tregojnë se sa pak kanë ndryshuar gjërat nën qiellin tonë, edhe pas njëqind vjetësh të ekzistencës së shtetit shqiptar.
Prof. Dr. Pëllumb Xhufi  ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Letrave e të Filozofisë në La Sapienza, Romë. Formimi i tij në vitet e shkollës së mesme e të lartë u orientua drejt përvetësimit të gjuhëve klasike dhe specializimit në Historinë e Mesjetës dhe në atë të Bizantit.  Autori ka kryer specializime të gjata pasuniversitare në Gjermani, Greqi e Austri. 
Ka punuar për shumë vjet si studiues në Institutin e Historisë të Akademisë së Shkencave, nën drejtimin shkencor të Prof. Aleks Budës. Në vitet 1997-2004 shërbeu në diplomaci e më tej u angazhua në politikë. Ndër botimet e fundit shkencore të tij përmendim: Historia e Shqipërisë shek. IV-XIV (2002), Gli Statuti di Scutari (2002), Dilemat e Arbërit (2006), Nga Paleologët te Muzakajt (2009).

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets