Java jonë shqiptare është pjesë e veprës “monumentale” prej 1600 faqesh me titull Ditari, që përfshin disa “ditarë”, duke filluar nga ai i mbajtur në Paris më 1901 e deri tek ditari i mbajtur në Shqipëri më 1935.

Nga leximi i këtij ditari del se gjatë “javës së tij shqiptare”, e pajisur me shënimet e shtojcat, ai u mundua ta njohë mirë vendin, veçanërisht Tiranën, si dhe jetën shqiptare, sidomos veçoritë e saj, që i bien në sy një udhëtari të regjur dhe erudit.

I përkthyer me mjeshtëri dhe i pajisur me shënime nga Asti Papa, ky libër interesant na njeh me Shqipërinë e viteve ’35, parë nga këndvështrimi i një udhëtari të sprovuar, që prej afro dyzet vjetësh i kishte ardhur përqark Europës dhe nuk kishte lënë vend pa vizituar e qytet të rëndësishëm pa qëndruar. 

Valeri Larbo (Valéry Larbaud), poet, romancier, eseist e përkthyes francez, lindi më 1881 në Vishi, në një familje të pasur. Pas vdekjes së të atit, farmacistit Nikola Larbo, Valeri u rrit me përkujdesjen e së ëmës, Isabelë de Etivo, dhe hallës së tij. Qysh në moshë të re filloi të mësonte gjuhë të huaja, duke u bërë kështu një poliglot i vërtetë. Fliste e shkruante lirshëm anglisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Pasi ndoqi liceun, kreu studimet e larta për letërsi dhe më 1908 u diplomua për letërsi angleze në Universitetin e Parisit, në Sorbonën e mirënjohur.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets