Ferdinand de Saussure (Sosyr) lindi në Gjenevë më 26 nëntor 1857. Studimet e para i kreu në Kolegjin Hoful të Bernës e më pas në Institutin Martini në Gjenevë. Në vitin 1872 përfundon studimin Ese mbi gjuhët. Më 1876 pranohet anëtar i Shoqatës së Gjuhëtarëve të Parisit dhe fillon studimet në Lajpcig. Një vit më pas paraqet në Shoqatën e Gjuhëtarëve sprova për dallimin e a-ve të ndryshme indoevropian. Në shkurt 1880 mbron doktoraturën në Lituani. Një vit më pas emërohet drejtues kursi në Ecole Pratique des Hautes Etudes. Më 1882 bëhet nënsekretar i Shoqatës së Gjuhëtarëve. Në vitet 1906-1909 mban kursin e parë e të dytë të gjuhësisë së përgjithshme, ndërsa të tretin në periudhën 1910-1911. Vdes i sëmurë më 27 shkurt 1913. 
KURS I GJUHËSISË SË PËRGJITHSHME
Autor: Ferdinand  de Saussure
Përktheu: Rexhep Ismajli
256 faqe
ISBN 99927-47-77-3
Leksionet e Sosyrit në Universitetin e Gjenevës, mbledhur prej nxënësve pas vdekjes së tij dhe botuar për herë të parë më 1916, revolucionarizuan pikëpamjet moderne për gjuhën. Kursi... fokuson vëmendjen në aspektin funksional dhe strukturor të ligjërimit human.
Idetë e hedhura në këtë libër përfshijnë një gamë të gjerë termash: fonacioni, shenja gjuhësore, kundërvënia, sinkronia, diakronia etj. Ato përligjin gjerësisht opinionet e studiuesve nga të dyja anët e Atlantikut që e konsiderojnë Sosyrin si njeriun që hodhi bazat e studimeve moderne në gjuhësinë historike dhe deskriptive.
Një cilësi e veçantë e veprës së tij është pikërisht ajo që u mungon shumë të tjerave – jodogmatizimi: ai vetëm propozon.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets