MË KEQ SE WATERGATE PRESIDENCA SEKRETE E XH. W. BUSHIT

Autor: John W. Dean

Përktheu: Alba Kokalari

240 faqe

ISBN 99927-47-49-8

 

 

 

Ky libër filloi si një paralajmërim. Vetëm padituria ose hareja, mendoja në atë kohë, do ta shtynte një president tjetër dhe Shtëpinë e Bardhë të bënin të njëjtat gabime si ato që u bënë gjatë presidencës së Niksonit. Por ndërsa përparoja në analizën time, dhe pasi u bënë të njohura aktivitetet dhe veprimet e Bushit dhe Çenit pas 1 shtatorit, doli qartë se këto ishin plane dhe linja veprimi të menduara me kujdes. Tashmë nuk bëja më një paralajmërim, por një padi, sepse nuk mund të shkruara dhe të botoja aq shpejt sa të mund t’i paraprija shpërdorimit të pushtetit dhe mendësisë “qëllimi justifikon mjetin” që filloi të krijohej. Edhe sikur të mund ta kisha bërë, nuk do të kishte pasur ndonjë rezultat, sepse ata e dinin mirë se ç’po bënin dhe pse.

Xhorxh W. Bush dhe Dik Çeni kanë krijuar presidencën më të fshehtë që më kanë parë sytë. Fshehtësia e tyre është edhe më e madhe se gjatë Uotergejtit (Watergate) dhe do të ketë pasoja edhe më të rënda. Fshehtësia e tyre është e skajshme - jo vetëm e papërligjur dhe e tepruar, por edhe obsesive. Për shkak të saj është krijuar një Shtëpi e Bardhë që fsheh si të metat e presidentit, ashtu edhe vlerat e zëvendëspresidentit. Si pasojë, kemi një presidencë që funksionon me programe të fshehta. Për të mbrojtur sekretet e tyre, Bushi dhe Çeni e kanë kthyer shtirjen në një rrugë veprimi.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets