MYSLIMANËT SHQIPTARË NË LËVIZJEN PËR PAVARËSI KOMBËTARE (1878-1912)

Autor: Peter Bartl

Përktheu: Nestor Nepravishta

256faqe

ISBN 99927-59-76-3

 

 

 

Shqipëria është i vetmi vend në Gadishullin Ballkanik ku islamizimi përfshiu dy të tretat e popullsisë vendëse. Shkaqet që ndihmuan këtu depërtimin e fesë së pushtuesit janë të një natyre të ndryshme: fetare, politike dhe ekonomike.

Libri që po ju prezantojmë trajton fazën e fundit të islamizimit në gjysmën e dytë të shekullit XIX, brenda një hapësire kohore që kufizohet nga dy ngjarje politike 1878 (Lidhja e Prizrenit) dhe 1912 (shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë).

Në pjesën e parë të punimit flitet për veçoritë e fesë popullore në Shqipëri; fakti i të qenit pranë njëri-tjetrit, Krishterimi me Islamin, ka lindur këtu një sinkretizëm fetar që është karakteristik për shumicën e vendeve që janë islamizuar kohët e fundit; këtu hyn edhe ndikimi i fortë i Urdhrit të dervishëve, veçanërisht i bektashinjve, që, nga ana e vet ka kontribuar në shuarjen e ndryshimeve fetare në vend.

Pjesa e dytë trajton rolin e myslimanëve në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare që arriti në pikën më të lartë në vitet pas 1878 dhe që më 1912 çoi në themelimin e një shteti të pavarur.

Peter Bartl u lind më 1938 në Cottbus, Gjermani. Studioi sllavistikë, turkologji dhe histori të Europës Lindore në Göttingen dhe Mynih. Që nga viti 1980 është profesor i Historisë së Europës Lindore dhe Juglindore në Universitetin e Mynihut.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets