PËR LETËRSINË
Autor: Umberto Eco
Përktheu: Donika Omari
320 faqe
ISBN 978-99943-46-26-4

Në këto ligjërata, të mbajtura në raste të ndryshme gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, Umberto Eco kërkon “të kuptojë kiminë e pasionit [të tij] për fjalën”. Nga përjetimet për Ptolemeun dhe “forcën e së rremes” te reflektimet për të shkruarin eksperimental të Borgesit dhe Xhojsit, shpalosen qartë njohuritë enciklopedike dhe inteligjenca supreme e Eco-s. Dhe kur ai zbulon ambiciet dhe paragjykimet, ankthet dhe frikërat e tij si autor, gjithkush e prek sekretin në kopshtin e letërsisë, për të cilin ai aludon shpesh.

Umberto Eco (5 janar 1932, Alesandri) është mendimtar, shkrimtar dhe semiolog me famë ndërkombëtare. Studioi në Universitetin e Torinos për filozofi dhe letërsi të mesjetës dhe u diplomua më 1954, me një temë për Thoma Akuinin. Në periudhën 1954-1959 punoi si redaktor i programeve kulturore në Rai, kurse në vitet ‘60 filloi të jepte mësim, fillimisht në  Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë në Universitetin e Milanos, pastaj në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Francës, e më vonë në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit politeknik  të Milanos. 
Në vitet 1959-1975 punoi si kryeredaktor pranë Shtëpisë Botuese Bompiani. Më 1975 u emërua profesor i semiotikës në Universitetin e Bolonjës, ku hodhi bazat e një shkolle të fortë.
Gjatë viteve 1976-1977 dhe 1980-1983 drejtoi Institutin e Komunikimit dhe Spektaklit, pranë Universitetit të Bolonjës.
I janë akorduar mjaft tituj nderi nga shumë universitete, edhe jashtë Italisë, në të cilët ka mbajtur kurse të ndryshme. 
Prej vitit 1994 është president nderi i Shoqatës Ndërkombëtare për Studimet Semiotike. Prej vitit 1999 është edhe profesor i semiotikës dhe president i Shkollës së lartë të Studimeve Humanitare pranë Universitetit të  Bolonjës. 
Më 14 tetor 2003, Umberto Eco mori titullin Legion d`Honneur.

 

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets