SAMI FRASHËRI

Autor: Agâh Sirri Levend

Përktheu: Genciana Abazi-Egro

144 faqe

ISBN 99927-59-47-X

Kjo monografi vlerësohet nga studiuesit e huaj si punimi më cilësor dhe më i plotë, i shkruar deri më sot për Sami Frashërin. Autori e ka ndërtuar figurën e  Sami Frashërit, duke ballafaquar me veprat e tij të shkruara në turqisht dhe arabisht, debatet në të cilat ka marrë pjesë, duke dhënë në të njëjtën kohë dhe historinë e receptivit të tyre në opinionin turk. Duke shfrytëzuar arkivin personal të familjes Frashëri dhe duke pasur referenca të shumta nga të afërmit e Samiut, autori ka arritur që krahas dimensioneve politike, shkencore e gazetareske, portretit të Sami Frashërit t’i japë  me sukses edhe dimensionin human.

Cili ka qenë misioni i jetës së Sami Frashërit? Megjithëse jetëshkrimi i parë i Samiut është shkruar që në ngjallje të tij kjo pyetje vazhdon të preokupojë studiuesit shqiptarë dhe turq, pa marrë ende një përgjigje të kënaqshme dhe bindëse. Kjo vjen ngaqë jeta e këtij personaliteti, ndonëse në pamje të parë i ngjason jetës së rregullt dhe të disiplinuar të njeriut të letrave, është shumë dinamike dhe plot kundërshti.

Agâh Sirri Levend (1894-1978) lindi në Levend. Punoi si mësues në shkollat e mesme të Stambollit. Është autor i shumë artikujve me tema sociale dhe kulturore të botuara në gazetat dhe revistat e kohës.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets