Giorgio Graffi ka studiuar dhe është marrë me kërkime pranë Institutit të Gjuhësisë së Përgjithshme në Universitetin e Amsterdamit dhe në departamentin e Gjuhësisë në Massachusetts Institute of Technology. Ka dhënë lëndë të ndryshme në Universitetet e Pavias, Udines e Veronës. Ndër veprat e tij përmendim: Struktura, Forma dhe thelbi te Hjelmslevi (1974), Sintaksa midis viteve `800 dhe `900 (1991), dhe në bashkëpunim me Luigi Rizzi ka përgatitur antologjinë Sintaksa gjenerative transformative (1979).

SINTAKSA

Autor: Giorgio Graffi
Përktheu: Blerta Topalli
496 faqe
ISBN 978-99943-46-45-5

Libri Sintaksa, i gjuhëtarit të shquar italian, Giorgio Graffi, është një nga librat bazë, që përdoret si literaturë e domosdoshme në çdo degë filologjike në universitetet europiane. Pa dyshim, studimet për sintaksën e shqipes, të përfaqësuara nga emra të njohur si M. Domi, S. Floqi, R. Përnaska etj., janë një bazë e mirë për çdo student a studiues, por vepra e Graffi-t i sheh dukuritë në një këndvështrim të ri, jo vetëm në italianistikë, por edhe në planin e përgjithshëm teorik, sidomos në raport me përvetësimin e drejtimeve e korenteve të reja gjenerativiste e më tej. 
Në përkthimin shqip shpesh është ndërhyrë me vërejtje filologjike nga përkthyesi dhe redaktorët, që e pasurojnë përkthimin edhe nga ana didaktike; në planin krahasues, për të ballafaquar funksionimin e dukurive edhe për gjuhën tonë mes shembujve përkatës; për të vënë në pah ndryshimin e terminologjisë së përdorur në studimet tona sintaksore ose për të shpjeguar më tej koncepte të reja në gjuhën tonë. Kësaj qartësie dhe procedure “didaktike” në aspektet teknike i korrespondon, te vëllimi i Graffi-t, një kthjelltësi e admirueshme që arrin të “vërë përposh” kompleksitetin dhe vështirësinë e materialit.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets