Richard A. Hudson, gjuhëtar anglez, është profesor i gjuhësisë në College University të Londrës. Është autor i një numri të madh studimesh rreth teorisë së Word Grammar. Ndër më të rëndësishmet përmendim: Word Grammar (1984), Word meaning (1995) dhe English Grammar (1998).
SOCIOLINGUISTIKA
Autor: R. A. Hudson 
Përktheu:  Mariana Ymeri
304 faqe
ISBN 99927-47-65-X
Sociolinguistika, “studimi i gjuhës në raport me shoqërinë”, është një disiplinë deri diku e re: hulumtimet e para të rëndësishme të William Labov-it përkojnë me vitet ‘60. Megjithatë, rezultatet e arritura në këtë fushë hodhën dritë nga njëra anë mbi çështje të rëndësishme praktike (për shembull, rendimenti i ulët shkollor i fëmijëve nga shtresat e skamura); nga ana tjetër, mbi probleme teorike delikate, si për shembull, modalitetet e procesit të standardizimit.
Në këtë vëllim, Hudson-i përvijon një kuadër të plotë të teorive të ndryshme sociolinguistike, duke iu referuar vazhdimisht ndihmesave, që kjo fushë studimesh merr nga – dhe, anasjelltas jep për – fusha të tjera hulumtimi të afërta si gjuhësia, antropologjia, psikologjia sociale dhe sociologjia. Ky tekst për studentët dhe studiuesit e gjuhës është riparë (botimi i parë i përket vitit 1980) në mënyrë esenciale nga autori, në bazë të arritjeve teorike më të fundit. Ai përbën një mjet shumë të dobishëm për ata që i qasen studimit të funksioneve të gjuhës në shoqëri.

 

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets