TË THUASH GATI TË NJËJTËN GJË
Autor: Umberto Eco
Përktheu: M. Ymeri & A. Ylli
416 f
ISBN 978-99927-59-93-3
Përkthimi nuk është thjesht një kalim nga një gjuhë në tjetrën, por edhe një kalim nga një kulturë në tjetrën, nga një enciklopedi në tjetrën. Një përkthyesi lipset të mos i trembet syri jo vetëm nga rregullat rreptësisht gjuhësore, por edhe nga elementet kulturore, në kuptimin më të gjerë të fjalës.
Një demonstrim i shkëlqyer erudicioni prej njërit nga mendimtarët më të shquar të botës rreth çështjes sesi përkthimi i keq mund të cenojë kulturën, politikën dhe artin.
I bazuar në një varg leksionesh për përkthimin, ky studim është një diskutim provokues dhe bindës për vështirësitë e një përkthimi besnik. Duke përdorur shembuj nga tekstet e letërsisë klasike, përfshirë edhe romanet e tij bestseller, Eco-ja shqyrton gjërat e drejta dhe gabimet, keqkuptimet dhe “negocimet” e domosdoshme gjatë përkthimit. Aty ku Hamleti i Shekspirit, kur dëgjon Polonin prapa perdeve, bërtet: A rat!, Hamleti i Nolit bubullin: Një mi!
A është ky përkthimi besnik?! Por ka një arsye të fortë për këtë...
Me shumë mprehtësi dhe humor gjatë analizës së përkthimeve të ndryshme, Eco-ja dëfren se si kryhen këto negocime. Duke ndriçuar grackat e një përkthimi fjalë për fjalë, ai i kërkon një aparature të përkthejë një pjesë nga Bibla në spanjisht, pastaj e kthen atë sërish në anglisht, pastaj në gjermanisht dhe sërish në anglisht. Përfundimi është gazmor dhe qesharak, por, sipas këndvështrimit të Eco-s, aty prapëseprapë mund të dallosh që bëhet fjalë për Biblën dhe jo për aventurat e para të Harry Potteri-t.
Interesant dhe i kuptueshëm për gjithkënd, ky studim është i domosdoshëm veçanërisht për studentin e gjuhëve të huaja.

Umberto Eco (5 janar 1932, Alesandri) është mendimtar, shkrimtar dhe semiolog me famë ndërkombëtare. Studioi në Universitetin e Torinos për filozofi dhe letërsi të mesjetës dhe u diplomua më 1954, me një temë për Thoma Akuinin. Në periudhën 1954-1959 punoi si redaktor i programeve kulturore në Rai, kurse në vitet ‘60 filloi të jepte mësim, fillimisht në  Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë në Universitetin e Milanos, pastaj në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Francës, e më vonë në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit politeknik  të Milanos. 
Në vitet 1959-1975 punoi si kryeredaktor pranë Shtëpisë Botuese Bompiani. Më 1975 u emërua profesor i semiotikës në Universitetin e Bolonjës, ku hodhi bazat e një shkolle të fortë.
Gjatë viteve 1976-1977 dhe 1980-1983 drejtoi Institutin e Komunikimit dhe Spektaklit, pranë Universitetit të Bolonjës.
I janë akorduar mjaft tituj nderi nga shumë universitete, edhe jashtë Italisë, në të cilët ka mbajtur kurse të ndryshme. 
Prej vitit 1994 është president nderi i Shoqatës Ndërkombëtare për Studimet Semiotike. Prej vitit 1999 është edhe profesor i semiotikës dhe president i Shkollës së lartë të Studimeve Humanitare pranë Universitetit të  Bolonjës. 
Më 14 tetor 2003, Umberto Eco mori titullin Legion d`Honneur

 

 

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets