Urdhri

Autore: Leena Lander

Përktheu: Venera Domi

264 faqe

ISBN 978-99943-46-55-4

Cili është krimi që ka bërë Mina Malin, çfarë ngjau mes saj dhe Aaro Harjulas, çfarë fshehin të gjithë, çfarë kërkon vërtet të mësojë gjykatësi Emil Halenberg?

Një grua revolucionare e burgosur, e akuzuar për një krim mizor, një ushtar që nuk i është bindur urdhrit për ta vrarë, një gjykatës-shkrimtar, i ngarkuar me çështjen. I gjithë romani zhvillohet mes këtyre tre personazheve dhe mes tensionit të vazhdueshëm të raportit të paqartë që i lidh, mes armiqësisë dhe tërheqjes, urrejtjes dhe dashurisë, vullnetit për sundim dhe prirjes për ligështim dhe shlyerje faji. Fate individuale që janë pasqyrë e përhumbjes së një epoke, Luftës Civile në Finlandën e 1918-ës, kur kufijtë mes të mirës dhe të keqes, fajit dhe pafajësisë, dobësisë dhe rebelimit ndaj një sistemi shuhen derisa e bëjnë çdo gjykim të paqartë.

Leena Lander është shkrimtarja finlandeze, që po arrin suksesin më të madh jashtë vendit (në Gjermani, Itali dhe Francë është ndër autorët bestseller). Shtëpia e fluturave të zeza është përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe në bazë të tij është ndërtuar skenari i filmit me të njëjtin titull, që ka korrur shumë sukses dhe ka marrë vlerësime të shumta nga kritika vendase.

Ndër romanet e saj më të mira përmendim: Le të vijë stuhia, Shtëpia e kthimit të lumtur, Shtëpia e fluturave të zeza dhe Urdhri.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets