VALË TË NXEHTA NË BERLIN
Autor: Dimfna Kysak
Përktheu: Enver Fico
236 faqe
ISBN 99927-59-45-3
Berlini është qyteti i tij. Berlini, që digjet në zhegun e një vere të jashtëzakonshme. Fon Myhlerët, industrialistë të pasur në bastione të Republikës Gjermane të Perëndimit, janë duke pritur një vizitë të djalit të tyre Stefenit, me nënshtetësi australiane dhe të gruas së tij bukur, Xhoit. Stefeni është nervoz, i pakënaqur, ndërsa Xhoi zbulon një luks të paprovuar. Për të Berlini është qyteti i parqeve, teatrove, ndërtesave të larta, rrobave elegante... SS-të, Vermahti, Aushvici, Këmishat e Murrme janë emra, që i përkasin një të kaluare tashmë të harruar. Por në shtëpinë e Fon Myhlerëve, ajo sheh gjëra para të cilave nuk mund t'i mbyllë sytë. Dyer të kyçura që ruajnë relikte të çuditshme, biseda të dyshimta nostalgjikësh, jashtë dyerve këngë naziste, nëpër mure sheh parullat e tyre. Dalëngadalë australiania e re fillon të kuptojë...

Dimfna Kysak  (1902-1981) është autore australiane. Ajo u shkollua në kolegjin e Saint Ursula dhe u diplomua në Universitetin e Sidneit për mësuesi.

Kysak ka shkruar dymbëdhjetë romane (dy prej të cilave në bashkautorësi), shtatë pjesë teatrore, tre libra udhëtimi, dy libra për fëmijë dhe një shkencor. Ajo ka dhënë një ndihmesë të çmuar për promovimin e traditave demokratike dhe progresiste të vendit të saj të dashur. Disa nga librat më të njohur të kësaj autoreje janë: Pema gjysmë e djegur, Dielli në mërgim, Thuaji vdekjes jo, Valë të nxehta në Berlin etj.

 

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets