Viti ‘93

Autor: Viktor Hygo

Përktheu: Misto Treska

318 faqe

ISBN 99927-31-48-6

Kryevepra e fundit në prozë e këtij autori të shquar, i kushtohet temës së revolucionit francez. Në një sfond të pasur historik me ngjarje dinamike e intensive Hygoi  paraqet madhështinë e gjithçkaje që ndodh në Francën e asaj kohe.

Romani shquhet për karakterin epik të tregimit, episodet dramatike dhe figurat, që vizatohen të gjitha si hallka të veçanta të epopesë së madhe të revolucionit dhe që mishërojnë idenë e autorit në gjerësinë dhe thellësinë e saj.

Me veprimet dhe figurat heroike kolektive e individuale të tilla, si Robespieri, Dantoni dhe Marati, Simurdeni e Goveni e të tjerë, formohet një tablo, ku ansamblet dhe detajet gërshetohen harmonishëm: tabloja e Francës që jeton vitin e madh të revolucionit.

Vetë Hygoi e quan këtë “një faqe të re, të madhe të historisë, në të cilën filloi të shkruhej e ardhmja”.

Viktor Hygo (1802-1885) është një prej shkrimtarëve më të shquar të letërsisë franceze. Kreu studimet në liceun “Luigji i Madh”, ku u njoh edhe me veprën e Tacitit, Virgjilit, Molierit, Volterit, Shekspirit, Bajronit, që më pas u bënë autorët e tij të parapëlqyer.

Më 1824 u dekorua Kalorës i Urdhrit të Legjionit të Nderit nga Karli X, mbret i Francës; më 1841 u pranua në Akademinë Franceze dhe më 1845 u zgjodh kryetar i saj. Po në këtë vit u shpall Par i Francës me dekret mbretëror. Më 1851 emigroi, sepse qeveria kishte vendosur një shpërblim prej 25 mijë frangash për atë që e kapte ose e vriste. Më 1870, pasi u shpall Republika, u kthye triumfues nga mërgimi në Paris.

Ka shkruar poezi, novela, romane, drama dhe artikuj të ndryshëm. Ndër romanet e tij më të rëndësishme përmendim: Katedralja e Shën Mërisë së Parisit, Të mjerët, Njeriu që qesh, Viti ’93, Kromuelli, Maria Tudor etj.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets