Autori: Andrea Camilleri

800 lekë

ISBN: 978-9928-103-50-5

Edhe një herë Andrea Camilleri shfaqet si një tregimtar i pashoq i asaj Sicilie, ku ngatërrohen e thuren shoqëria civile, politika, e vjetër dhe e re, si dhe mafia. Camilleri, në këtë libër është një rrëfimtar tejet i çmagjepsur, që mban në dorë me kujdes fijet e tregimit dhe që është i aftë të krijojë momente intensiteti e realizmi të tillë, që lexuesi sakaq ndihet i përfshirë në vorbullën e një kurthi, të afërt dhe të largët. Në origjinal libri titullohet në mënyrë metaforike La rizzagliata (në dialektin sicilian “rizzaglio”: rrjetë peshkimi). Pra ajo që mbetet në këtë kurth, në këtë rrjetë të ngatërruar komplotesh dhe interesash. Titulli i zgjedhur për botimin në shqip, Vdekja e Amalia Saçerdotes, është edhe titulli i propozuar për filmin që do të realizohet, sipas gjasash shumë shpejt, në Itali. Ky roman është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar RBA të “Romanit Negra 2008”. Ngjarjet marrin shkas nga një ndodhi e kohëve të fundit, Krimi i Garlaskos, siç është quajtur në shtypin italian. Libri sjell një peizazh që i qaset fort kuadrit të përgjithshëm politik: marrëdhënie të padukshme dhe marrëveshje të fshehta ndërmjet pushtetesh të forta, që përfaqësojnë herë-herë ngjyrat e venitura të partive kundërshtare; fërkime e përplasje të korrupsionit; komplote mafioze; nivele të ndryshme të figuracionit dhe shmangieve në gjuhë, që nga shtirja apo maskimi, nga fjalët dykuptimëshe tek ato të lëna përgjysmë, nga fjalë puthadorëse deri tek ato shtrigueset. Pra, dukja të gabon. Dhe nuk ju këshillojmë të zhvishni fjalët dhe të interpretoni faktet. Padepërtueshmëria e politikës i ka lëshuar tentakulat në karriera, në kompanitë publike, në paketat aksionare që kalojnë nga dora në dorë në Bankën e ishullit dhe deri në dhomën e gjumit: në besnikëritë dhe tradhtitë bashkëshortore; dashuritë e vërteta dhe pasionet e diktuara nga taktikat. Vorbulla, që politika shtjell rreth kufomës së një studenteje të vrarë dhe të fejuarit të saj, i cili është marrë si i pandehur, ndiqet e paraqitet në media nga drejtori i emisionit të lajmeve në televizionin shtetëror të ishullit. Edhe të pafajshmit, të cilët besojnë se janë jashtë ose në kufijtë e komplotit dhe dinë si të “fërgohen me vajin e vet” rrezikohen nga kurthe e prita dhe nga ndonjë larje e beftë hesapesh. Thurja e komplikuar e tregimit, rritja e tensionit të komplotit, i mbështjell të gjithë dhe të pengon të deshifrosh llogaritjen e patëmetë, prapa kundërshtisë në dukje të detajeve. Këtu, ajo instancë e lartë e kontrollit që nuk lë asgjë në dorë të fatit, nuk zbulohet. Dikush në krye të piramidës ka hedhur rrjetën e peshkimit, ku “natyrisht, mbesin mbrendë peshqit ma të marrë ose ma të avashëm, sepse ata ma të zot sapo e shofin rrjetën tuj u ulë, ia mbathin në kohë

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets