ZJARRI I GËNJESHTRAVE

Autore: Gabriella Magrini

Përktheu: Ilira Shurbani

392 faqe

Historia e një familjeje, nga Lufta II Botërore deri në ditët tona. Në qendër Alesandro dhe Federika, vëlla e motër, të lidhur nga një ndjenjë e thellë, një lidhje kaq e fortë sa që përligj deri edhe gënjeshtrat e shtirjet, tinëzinë e të vërtetave të dhimbshme, mjaft që të ruhet qetësia dhe dashuria mes tyre.

Të dy viktima të një marrëdhënieje të vështirë me të ëmën, janë rritur duke u mbështetur te njëri-tjetri: ajo, në dukje e brishtë dhe e ndrojtur, ai, i bukur,  i mençur. Sipas moralit të kohës, të dy nuk do të ishin në “rregull”: ajo mama pa burrë, ai homoseksual, por sjellja e tyre bindëse i ka shndërruar në sytë e botës, atë, në një nënë të re me një martesë të palumtur pas shpatullave, kurse djalin, në një beqar joshës. Po disa gënjeshtrave nis t’u besosh edhe vetë: Alesandro, industrialist i madh, vendos befas të martohet me një modele magjepsëse; Federika, fotografe e zonja, pas një historie të gjatë dashurie, zbulon më së fundi burrin e jetës, por prapë hesht dhe nuk i rrëfen së bijës të vërtetën për të atin që nuk e ka njohur kurrë.

Dhe një ditë prej ditësh, drama shpërthen... Në agim të mijëvjeçarit të ri, Federika tashmë e pjekur vendos të ndezë e para “zjarrin e gënjeshtrave”.

Apasionues dhe tërheqës, një roman që me ndjenjat e holla, stilin e thukët dhe ritmin e fortë, përshkruan ëndrrat, shqetësimet dhe rebelimet e tri brezave, në sfondin e gjashtëdhjetë vjetëve të historisë italiane.

Gabriella Magrini, milaneze,  është gazetare dhe shkrimtare. Për disa vjet kryeredaktore e revistës Anna dhe tani bashkëpunëtore me revista të ndryshme. Ka botuar disa romane me shtëpitë më të mëdha botuese italiane, romane që tashmë kanë një publik të gjerë në Itali. Romani që keni në dorë është përkthyer në disa gjuhë të Europës dhe vjen në shqip pas romanit Një tjetër pranverë, botuar nga DITURIA më 2008.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets