ZONJA E KRIMIT

Autore: A. Christie

Përktheu: Ilira Shurbani

200 faqe

ISBN 99927-47-56-0

Tregimet më të zgjedhura nga Agatha Christie, autores më të famshme të librave të verdhë, mjeshtres së ndërtimit të enigmave të pabesueshme policore që e tërheqin lexuesin si me magnet.

Hetuesit më të jashtëzakonshëm të krijuar nga Agatha Christie janë: Mis Marpëlli, protagonistja e një cikli të tërë romanesh të saj, një heroinë e jashtëzakonshme, e cila e njeh me rrënjë natyrën njerëzore dhe është në gjendje ta zbulojë fajtorin pa lëvizur nga salloni i saj komod dhe i vjetruar. Personazh tjetër, po aq i njohur, është Hektor Puaro, të cilit nuk ka arritur t’i shpëtojë asnjë kriminel nga duart dhe që vetë autorja e ka cilësuar një gjeni me trurin plot e përplot me “qeliza të vogla gri”.

Secili prej tyre ka për të na ofruar një zgjidhje të paparashikuar ose një sekret për të zbuluar, duke na futur dalëngadalë në botën e enigmave, suspansit, trillerit. Pra, në botën e “zonjës së krimit”.

Agatha Christie (1890-1976), e njohur në të gjithë botën si Mbretëresha e Krimit, është autorja më e botuar për të gjitha kohërat e gjuhët, duke përjashtuar Biblën dhe Shekspirin.

Autore e mbi shtatëdhjetë romaneve të verdha, përmbledhjeve të panumërta me tregime, nëntëmbëdhjetë pjesëve teatrore dhe e gjashtë romaneve të botuara me emrin e Mary Westmaccot. Agatha Christie është ndoshta autorja më e madhe dhe më e famshme e librave të verdhë.

Nga kjo autore, DITURIA ka botuar këta tituj: Funeralet janë të rrezikshme, Misteri i trenit blu, Zonja e krimit, E fshehta e sëndukut spanjoll.

Shkruani nje pershtypje

Emri

Pershtypja Juaj

Vini Re: HTML nuk eshte perkthyer!

Vleresimi Shume mire Mire

Vendos kodin ne kutine e meposhtme

Komente nga Facebook ()

Botuesit tanë

  • Shtepia Botuese BotArt Shtepia Botuese BotArt
  • Shtepia Botuese Dudaj Shtepia Botuese Dudaj
  • UET PRESS UET PRESS
  • Argeta Argeta
  • Ambasada Franceze Ambasada Franceze
  • Botimet Ideart Botimet Ideart
  • SHTEPIA BOTUESE 55 SHTEPIA BOTUESE 55
  • Botime Kuteli Botime Kuteli
  • Bota-Shqiptare Bota-Shqiptare
  • BOTIMET FISHTA BOTIMET FISHTA
  • Onufri Onufri
  • SHTEPIA BOTUESE DITURIA SHTEPIA BOTUESE DITURIA
  • Shtepia Botuese MediaPrint Shtepia Botuese MediaPrint
  • Botime Pegi Botime Pegi
  • Extra Extra
  • Neraida Neraida
  • BOTIMET MORAVA BOTIMET MORAVA
  • Papirus Papirus

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets