Politika e privatësisë

Club Libri  e dinë që të dhënat tuaja janë të rëndësishme dhe e vlerësojmë besimin tuaj. Marrim përgjegjësi të plotë për përdorimin e tyre në mënyrën më disrekte dhe etike të mundshme. Ky dokument përshkruan se si këto të dhëna përdoren dhe përgjithësisht, politikat tona të fshehtësisë. Duke vizituar dhe përdorur Clublibri.com, i pranoni praktikat e përshkruara në këtë dokument.

Informacionet Personale që Clublibri.com Mbledh

Informacionet që mbledhim nga vizitorët na shërbejnë së pari për t'ju identifikuar në platformë, dhe së dyti për të përmirësuar eksperiencën tuaj duke ju ofruar përmbajtje të personalizuar. Në vijim përshkruhen informacionet që mbledhim nga ju:

  • Të dhënat e detyrueshme. Gjatë regjistrimit, ju kërkojmë disa të dhëna që janë kyçe për identifikimin në platformë dhe krahas tyre, edhe disa të dhëna personale si emri i plotë, adresa, qyteti, etj, të domosdoshme brenda Clublibri.com nëse doni të bleni. 
  • Të dhënat opsionale. Krahas të dhënave të detyrueshme, qoftë gjatë regjistrimit dhe menaxhimit të profilit tuaj, keni mundësinë të plotësoni disa të dhëna opsionale si: numri i telefonit apo celularit etj. Këto të dhëna ju ndihmojnë të krijoni një profil më të plotë tek Clublibri.com, por janë në dorën tuaj nëse doni ti plotësoni ose jo.
  • Informacionet automatike. Gjatë kohës që shfletoni Clublibri.com, mund të ruajmë disa informacione, kryesisht përmes Cookies. Qëllimi është personalizimi i eksperiencës, si: ruajtja e renditjes së produkteve, valuta e shfaqur, produktet që vizitoni, etj. Këto të dhëna nuk përdoren për asnjë qëllim tjetër dhe nuk ruhen informacione krahas atyre të nevojshme.
  • Komunikimi me email. Për t'ju nisur emaile përdorim një shërbim të jashtëm i cili na lejon të kontrollojmë nëse emailet ju kanë ardhur dhe nëse i keni lexuar. Kjo na shërben për të kuptuar impaktin që emailet kanë tek anëtarët dhe drejtimin që duhet ti përmirësojmë. Asnjë e dhënë personale nuk shpërndahet dhe emaili juaj është i dukshëm vetëm nga ne.
  • Matja e vizitave. Çdo vizitë e juaja, së bashku me disa informacione teknike rreth shfletuesit, sistemit operativ, etj, ruhen përmes Google Analytics, një shërbim i ofruar nga Google. Të gjitha të dhënat janë anonime dhe na shërbejnë vetëm të shohim trendin e vizitave dhe cilat faqe janë më të vizituara.

Cookies dhe Sesionet

  • Cookies. Gjatë shfletimit të Clublibri.com, mund të ruhen Cookie, disa informacione të vogla që ruhen në kompjuterin tuaj, për t'ju mbajtur mend ju apo veprime që ju kryeni. Qëllimi kryesor i përdorimit të Cookies është "mbajtja mend" e kredencialeve në rastin kur zgjidhni opsionin "më mbaj mend" gjatë identifikimit. Gjithashtu, përdoren për të ruajtur zgjedhje që ju bëni, si: renditja e produkteve, valuta dhe mënyra e shfaqje së produkteve, dhe për të personalizuar eksperiencën tuaj duke ruajtur produktet që ju vizitoni. Cookie-t janë të dhëna të përkohshme dhe mund të fshihen me ndërhyrjen tuaj në çdo moment.
  • Sesionet. Sesionet janë të ngjashëm me Cookie, por me ndryshimin që fshihen pas një kohe të caktuar apo kur ju mbyllni shfletuesin. I vetmi informacion që ruajmë në Sesion është një identifikues për kredencialet tuaja, që siguron të qendroni të identifikuar tek Clublibri.com në rastin kur jeni anëtar i regjistruar.

Shpërndarja e Informacioneve

Ne kujdesemi për informacionet tuaja personale dhe nuk kemi dhe nuk do të kemi ndonjëherë qëllim të përfitojmë duke i shituar apo shkëmbyer me të tretë. Të vetmet raste ku informacionet tuaja mund të shpërndahen, përshkruhen më poshtë:

  • Shërbimet nga palë të treta. Ne punojmë me kompani dhe individë për të kryer punë në shërbim të Clublibri.com.
    Kjo përfshin shikimin e porosive, paketimin, dërgimin me postë, dërgimin e emaileve njoftuese, etj. Marrëdhënia kontraktuale më këto kompani apo individë i lejon të shohin të dhënat tuaja, por në asnjë mënyrë ti përdorin ato për qëllime të tjera.
  • Transferimi i biznesit. Nëse në një të ardhme, Clublibri.com shitet, transferon pronësi apo ri-organizohet, edhe informacionet tuaja personale do të përfshihen me lëvizjen. Megjithatë, në veprim do të mbeten politikat aktuale të fshehtësise dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim të mundshëm.
  • Abuzimet. Nëse zbulojmë abuzime si përdorimi i pa-autorizuar i një karte krediti apo merrjen e informacioneve personale të anëtarëve të tjerë, do të punojmë ngushtë me bankën, forcat e rendit, prokurorinë dhe njësinë e krimit virtual për të gjetur autorin. Në raste të tilla, krahas të dhënave personale të autorit, mund të na duhet të japim edhe të dhënat personale të personave të tjerë potencialisht të prekur. Këto të dhëna do të përdoren vetëm për hetim dhe për asnjë qëllim tjetër.

Siguria e Informacioneve

Siguria e platformës dhe e informacioneve tuaja personale është në plan të parë për ne dhe do bëjmë gjithçka për ta mbrojtur.

  • Pagesat online. Të gjitha transaksionet bankare kryhen me kartë kreditit përmes shërbimit PayPal. Ne nuk ruajmë asnjë informacion nga karta juaj e kreditit, duke ja lënë përgjegjësinë PayPal-it i  cili eshte nje nga sitemet me sigurta ne Bote
  • Kriptimi i fjalëkalimeve. Fjalëkalimet që ju fusni kriptohen me një algoritëm që e bën praktikisht të pamundur leximin e tyre. Megjithatë, kompleksiteti i fjalëkalimit nga ana juaj mbetet një faktor i rëndësishëm për mbrojtjen e tij dhe shmangjen e sulmeve ripetitive.

Fëmijët nën 18 vjeç

Clublibri.com nuk i shet produkte fëmijëve nën 18 vjeç. Nëse jeni nën 18 vjeç dhe doni të përdorni Clublibri.com dhe të bleni produkte, duhet të jeni nën mbikqyrjen e prindit apo një supervizori.

Ndryshimet në Këtë Dokument

Politikat e fshehtësisë në veprim janë ato të shfaqura në këtë faqe, me datën e modifikimit të fundit në fund të kësaj faqeje. Ne mund të bëjmë ndryshime në këtë dokument pa përgjegjësinë për t'ju lajmëruar, përveç rasteve ku ndryshimet janë të shumta dhe të rëndësishme.

Modifikimi i fundit: 9 Nëntor 2014

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets