Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "

(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale.

Me një mori tituj librash të rinj e të përdorur, në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja, për dashamirësit e librave është me të vërtetë e vështirë të arrijnë të gjejnë atë që vërtet iu duhet. Objektivi jonë nuk është vetëm krijimi i një magazine online me qindra mijëra tituj, por mbi të gjitha një mënyrë miqësore për ta konsultuar atë.

Clublibri.com beson në dy parime kryesore mbijetese të huazuara nga zhvillimet më të fundit dhe inovative të teknologjisë: “Open Source” dhe “Share”. Të gjitha mjetet tona do të jenë gjithmonë në dispozicion të atyre libradashësve që nuk u mjafton të jenë vetëm lexues të librave, por dëshirojnë të promovojnë dhe të ndihmojnë librin panvarësisht formës që ky i fundit do të ketë në të ardhmen Ebook, Mobile, Textbook.

Me ClubLibri.com mund të shisni online, të jepni librat tuaj të përdorur me qera, reklamoni publikimet tuaja falas, të kërkoni preventivë për botimin e krijimit tuaj, të ofroni preventivë për botues dhe shkrimtarë të ndryshëm.

ClubLibri.com synon ti shërbejë përdoruesit me paisjen e librave të kërkuar në rreth 2-3 ditë nga momenti i proçesimit të pagesës. Është e mundur gjithashtu të paguhet për librat e porositur edhe në dorëzim të tyre. Në të dyja rastet ju do të kontaktoheni paraprakisht për të përcaktuar mënyrën tuaj të preferuar: telefon (optimale), email, postë, kontakt direkt.

Jo vetëm klientë!

 

Ju falenderojmë paraprakisht për kontributin e dhënë, sado modest qoftë ai nga këndvështirmi juaj!

ClubLibri po përpunon aktualisht një software për profilizimin e përdoruesve, për të pasur kështu mundësinë e shërbimit me cilësor panvarësisht sasisë.

ClubLibri.com synon të promovojë me anë të video-intevistave, shkrimtarët dhe publikimet, botimet, ri –botimet.

ClubLibri.com fton çdo shkrimtar ose botues për bashkëpunim në krjimin e versionit E-Book të krjimit, idesë, paraqitjes së publikimit apo çdo lloj informacioni që do të kishte një vlerë të shtuar me versionin E-Book.

ClubLibri.com synon të jetë pjesë jo vetëm e tregut vendas ,por mbi të gjitha mbulimin e kërkesës për libra, të shqiptarëve në shtetet fqinjë si Itali, Greqi, Gjermani, por pse jo edhe më tej.

 

IDETË VËRTET TË REJA MUND TË VIJNË SI NGA TË RINJTË, ASHTU EDHE NGA PERSONAT E MOSHUAR. IDETË NUK JANË NJË FAKT ANAGRAFIK.

Andrea Camilleri

Shpresojmë që kjo IDE e re e quajtur ClubLibri, t’ju sjellë sa më shumë kënaqësi!

Rreth Nesh

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "
(Roal Dahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Më tepër >>

Latest tweets